Një ngjarje makabër është raportuar në Francë. Dy foshnje janë gjetur të ngrira në një frigorifer, në një banesë në Bedoin (Vaucluse). Për këtë ngjarjes të rëndë është vënë në pranga një nënë 41-vjeçare, ndërsa po hetohet për të zbuluar lidhjen e gruas me foshnjat.

“Është e vështirë që në këtë fazë të jepen detaje”, kanë thënë zyrtarët në Francë.

“Janë marrë mostra. Autopsia do të na tregojë më shumë”, ka thënë një prokuror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: