11 vite te Borusia e Dortmundit ndërprerë nga një trevjeçar te Bajerni i Mynihut, por duket se rrugët e Mario Gëces dhe klubit verdhezi do të ndahen sërish pas pak muajsh, për të mos thënë edhe më shpejt në rast se drejtuesit do të marrin vendimin ekstrem.

Lojtari 27-vjeçar nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Borusian e Dortmundit duke refuzuar propozimin e bërë dhe sipas “Bild”, ai do të largohet në qershor nga ekipi me parametër zero.

Tani mbetet për të kuptuar nëse Gëce do të vijojë të qëndrojë në Bundesligë, apo do të synojë kalimin në një ligë tjetër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb