Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Çikagos, ku pas të shtënave me armë, një 21-vjeçare ka humbur jetën ndërsa 8 vajza të tjera u plagosën.

Sipas BBC,  të shtënat në lagjen North Lawndale ndodhën pak para orës 1 të mëngjesit, kur teksa ato ishin së bashku, një makinë u afrua dhe më pas u qëllua me armë.

Sipas autoriteteve shumë persona u panë duke dalë nga automjeti me armë dhe filluan të qëllonin drejt grupit.

21-vjeçarja u qëllua në fytyrë dhe u transportua në Spitalin Mt. Sinai, ku u shpall e vdekur pak kohë më vonë, thanë autoritetet.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: