Mino Raiola, agjenti i famshëm i futbollit botëror, nuk ka ndërruar jetë, është në gjendje shumë të rëndë por është ende gjallë. Për të hedhur poshtë këtë lajm që bëri xhiron në rrjet, trazoi jo pak opinionin sportiv, ka menduar klinika ku Mino Raiola është shtruar prej kohësh, San Raffaele në Milano:

Raiplaaaaaaa
Raiplaaaaaaa

“Më vjen shumë keq që spekulohet në këtë mënyrë për një person që po lufton me jetën, u shpreh Alberto Zangrillo, shefi i spitalit në Milano. Të njëjtin fakt konfirmon edhe Jose Fortes Rodrigues, krahu i djathtë i Mino Raiola:

La Gazzzzz
La Gazzzzz

“Është në gjendje të rëndë por është akoma në jetë. Pak më parë, të gjithë mediat italiane dhe botërore njoftuan se Mino Raiola, agjenti i famshëm kishte ndërruar jetë. Në faqen zyrtare të Mino Raiola, në twitter në këto momente u shfaq dhe një status:

Tiuterrr
Tiuterrr

“Për herë të dytë brenda katër muajsh më kanë bërë të vdekur, me sa duket janë i aftë edhe të ringjallem”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: