SHKUP- ‘Tronditet’ kabineti qeveritar maqedonas, pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 22 persona. Mbrëmjen e sotme janë dorëhequr zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Financave, Zoran Stavreski, ministrja e Punëve të Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska, si dhe ministri i Transporteve, Mile Janakievski.

Dorëheqjet vijnë pas një jave nga protestat e organizuara nga informacionet që i ka publikuar opozita, të cilat ata thonë se ministrja Jankullovska ishte përfshirë në përpjekjen për të mbuluar vrasjen e Martin Neshkovskit dhe pas aksionit tre ditor në Kumanovë që mbeten të vrarë tetë policë.

Sakaq, dorëheqje kanë dhënë edhe Sasho Mijallkov, shefi i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit të Maqedonisë. Ndërkohë, flitet dhe për një dorëheqje të mundshme edhe të Prokurorit Publik, Marko Zvrlevski.

Sipas mediave maqedonase, Mijallkov njihet si një nga protagonistët kryesor të politikës në Maqedoni dhe se njeriu familjar i kryeministrit Nikola Gruevski.

Gordana Jankullovska pak ditë më parë u shpreh se shqiptarët ishin ‘indianë dhe fis i egër’. Deklarata e saj solli reagime të ashpra nga shqiptarët dhe në rrjete sociale. Madje emri i ish-ministres së Brendshme ishte pjesë e skandaleve të përgjimeve që pas tyre fshihej partia opozitare LSDM.

Ndërkaq, bëhet e ditur se kryeministri Nikola Gruevski i ka dorëzuar Parlamentit propozimet e reja për ndryshime në Qeveri, të dy ministrave, që konsiderohen si bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Për ministër të Brendshëm është propozuar Mitko Çavkov, drejtori i deritanishëm i Drejtorisë së Sigurimit Publik, ndërsa për ministër të Transportit, Vllado Misajllovski. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski nesër në orën 13:00 ka caktuar seancën për zgjedhjen e dy ministrave të rinj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: