PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Përmetit, ku një i ri është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Topojan të Këlcyrës, ku 65-vjeçari Kujtim Bejollari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, 28-vjeçari Elidjan Pashaj.

Krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit të dyshuar dhe viktimës.
Menjëherë pas ngjarjes shërbimet e policisë së Përmetit kanë vënë në pranga 65-vjeçarin Bejollari, banues në Durrës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Krimi ka tronditur jo pak zonën e Përmetit, një ndër rrethet më pak problematike në vend. Kujtojmë se në vitin 2015 nuk është regjistruar asnjë vepër penale. E kjo vrasje është vepra e parë penale në 19 muaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: