SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka akuzuar sot gjigantin e teknologjisë “Google”  për prishje  dhe dëmtim reputacioni.

Sipas tij, kjo është diçka jo e ligjshme që ndodh në kohën kur amerikanët do të votojnë për President të Shtëpisë së Bardhë në vitin  2020.

“Drejtuesi i shoqatës ’Sundar Pichai’ ishte së fundi në një takim në Zyrën Ovale për të sqaruar se nuk parashikonte në mënyrë të paligjshme të sabotonte zgjedhjet e 2020, pavarësisht gjithë asaj çfarë tha duket se po ndodh e kundërta”-thuhet në reagimin e presidentit amerikan në Tëitter.

Presidenti  Donald Trump ka patur disa herë përplasje me gjigantët e teknologjisë, të cilët nuk i ka kursyer aspak dhe për këtë ka patur debat të fort në mediat amerikane.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb