Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se SHBA-të presin një “armëpushim të plotë në të gjitha frontet”, përfshirë Libanin.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj paqes dhe ne i inkurajojmë të gjithë në Lindjen e Mesme të përmbushin angazhimet e tyre për të lejuar që negociatat tona të ecin pa probleme”, tha Trump në një postim në Truth Social, një ditë pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit midis Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund luftës.

“Ne presim një armëpushim të plotë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, Hezbollahun dhe Izraelin”, theksoi ai.

Në një postim të mëparshëm, Donald Trump tha se marrëveshja me Iranin, të cilën kundërshtarët e tij e konsiderojnë shumë të favorshme për Teheranin, është një “fitore” për Shtetet e Bashkuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb