Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar 3 ditë para përfundimit të 2020 ligjin 2.3 trilion dollarë që përfshin paketën e shumëdiskutuar kohët e fundit 900 miliardë dollarë si ndihmë për pandeminë.

Kjo paketë u miratua në Kongres, por Trump hezitonte ta nënshkruante pasi deklaroi se donte t’i jepte amerikanëve një më të madhe.

Ai e nënshkroi paketën para mesnate, para pak skadimit të përfitimeve për një numër të papunësh. Rrezikohej që në shkelje të afatit 12 milionë amerikanë të humbisnin këto përfitime. Gjithashtu edhe një mbyllje e qeverisë.

Këta punonjës të ndarë në dy kategori do kenë tashmë përfitime për 11 javë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb