Policia Kufitare e SHBA ka arritur të ndalojë grupimin më të madh të emigrantëve në afërsi të El Paso në Teksas, ndërsa në paraburgim janë dërguar 1036 emigrantë, që përmes rrugëve ilegale kanë hyrë në territorin amerikan. Në mesin e tyre janë 63 fëmijë, që nuk janë nën shoqërimin e fëmijëve.
Ndërkaq, 934 prej tyre thanë se kishin marrë rrugën për në SHBA, duke qenë në shoqërinë e anëtarëve të familjes. Në lidhje me këtë aksion policor, ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, që publikoi pamjet e hyrjes së emigrantëve në Meksikë në mënyrë të paligjshme.
“Ky është grupi më i madh i emigrantëve ilegal që janë kapur në vijën kufitare. 1 036 persona për katër orë kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin në El Paso të Teksasit”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter.
Yesterday, Border Patrol agents apprehended the largest group of illegal aliens ever: 1,036 people who illegally crossed the border in El Paso around 4am. Democrats need to stand by our incredible Border Patrol and finally fix the loopholes at our Border! pic.twitter.com/6K1rIUzorM
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 30, 2019