Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton pasi ky i fundit nxorri librin me sekretet e tij.

Deri 1 vit më parë Bolton ishte këshilltar sigurie në Shtëpinë e Bardhë, por Trump thotë se ishte shumë budalla, dhe po ta kishtë dëgjuar, sot bota do ishte në Luftën e 5-të Botërore.

 

‘’Unë do ta them këtë, John Bolton ishte një person shumë budalla. Nëse do të dëgjoja John Bolton, do të ishim në Luftën e 5 Botërore tani.’’- tha Trump.

Po ashtu Presidenti amerikan që në nëntor garon për një mandat të dytë, thekson se  libri i Bolton ishte shumë i paligjshëm, me informacione konfidenciale dhe të klasifikuara.

“Ajo që ai bëri unë mendoja se ishte shumë e paligjshme, dua të them se libri i tij është i mbushur me informacione konfidenciale dhe të klasifikuara.”- shtoi Presidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb