Paraqitja e Brazilit në Botëror nuk i përmbushi pritshmëritë pasi u eliminua në çerekfinale nga Belgjika, një fakt i cili nuk i ka shpëtuar as Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Më herët gjatë verës Presidenti i Amerikës iu përgjigj një gazetari brazilian në Shtëpinë e Bardhë duke insistuar se vendi i tij është “më i miri në botë”, por shtoi se “skuadra ka një problem të vogël, dështimin në Botërorin e Rusisë”.

Deri më tani kishte munguar një kundërpërgjigjje, e cila ka ardhur nga trajneri i “seleçaos” Tite, që po përgatit skuadrën për ndeshjen miqësore kundër El Salvador. Kjo ndeshje do të luhet në Amerikë dhe pikërisht në tokën e Trump ku trajneri Tite ka treguar 5 gishtat kur është pyetur sot për shakanë e presidentit të Amerikës.

Një gjest që tregon numrin Botërorëve të fituar nga Brazili, më shumë se kushdo tjetër. Një numër i bërë i famshëm nga spanjollët si “manita”.

Kujtojmë që “FIFA” pas lobimit të fuqishëm të Donald Trump, më herët gjatë këtij viti ka votuar që Botërori i 2026 të zvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb