Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mirëpritur letër urimi nga presidenti amerikan Donald Trump, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani ka falënderuar presidentin amerikan Trump, për letrën e urimit për pavarësinë e Kosovës.

Sipas zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Presidenti Trump ka dërguar një mesazh urimi për popullin e Kosovës, duke lavdëruar përkushtimin dhe vendosmërinë që ka shoqëruar procesin e pavarësisë. Ai ka theksuar mbështetjen e fortë të SHBA-ve për Kosovën dhe përpjekjet për të krijuar një shoqëri demokratike, që i ofron mundësi për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

Gjithashtu, Presidenti Trump ka nënvizuar rëndësinë e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe organizmat euroatlantikë dhe ka vlerësuar mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

Në fund, ai ka theksuar se Dita e Pavarësisë është një mundësi për të vlerësuar arritjet e deritanishme dhe për të parë përpara me shpresë për një të ardhme të shkëlqyer për Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: