Biskotat tradicionale greke, që njihen ndryshe edhe si melomakarona, janë tradicionale për Krishtlindje. Ato përgatiten me arra dhe mjaltë dhe janë të preferuara veçanërisht në këto ditë festive në Greqi. Nëse dëshironi një drekë apo një darkë me elementë nga kuzhina greke, këto lloj biskotash nuk duhet të mungojnë.

Për rreth 25 biskota:

300 gr miell

120 gr gjalpë në temperaturë ambienti

75 gr sheqer pluhur

160 ml vaj ulliri i cilësisë më të mirë

2 lugë kafe kanellë

1 lugë kafe pluhur pjekës

1 gotë (uji) arra të grira

1/2 lugë të vogël karafil pluhur

1 lugë gjelle konjak

Lëngu i një kokrre portokalli

Për sherbetin:

6 lugë gjelle mjaltë

1 gotë ujë

1 gotë sheqer

1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Në një enë të thellë, me ndihmën e mikserit, rrih gjalpin, vajin e ullirit dhe sheqerin pluhur, derisa masa të marrë një ngjyrë të hapur. Shto lëngun e portokallit, karafilin pluhur, kanellën dhe konjakun duke vazhduar përzierjen edhe për pak sekonda. Shto miellin dhe pluhurin pjekës, duke e përzier të gjithë masën me dorë derisa të bëhet homogjene. Merr copa të vogla nga brumi duke u dhënë formë (ovale ose rrethore)dhe vendosi njëra pas tjetrës në një tavë të shtruar me letër furre. Piqen në furrë të parangrohur në temperaturë 1800 C për 20-30 minuta (derisa biskotat të kenë marrë ngjyrë të artë.

Përgatitja e shurupit:

Në një tenxhere apo tigan të thellë hidh ujin, sheqerin, mjaltin dhe lëngun e limonit. Përzieje masën në zjarr të ngadaltë për rreth 10 minuta.

Në një enë të vogël bashko masën me arra të grira imët, pak gjalpë, kanellën dhe 2 lugë gjelle nga shurupi i mësipërm. Pasi biskotat janë ftohur, futi në sherbet nga dy ose tre me ndihmën e një luge me vrima. Lëri për disa sekonda dhe nxirri menjëherë duke i spërkatur me arra. Vendosi në një pjatë derisa të ftohen plotësisht.

Ju bëftë mirë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: