Operacioni i Tuanës mund të kryhej vetëm në një spital në specializuar e quajtur “Gaslini” në Xhenova të Italisë dhe kushtonte së bashku me avionin sanitar 50.000 euro.

Paratë u mblodhën në kohë rekord pas thirrjes në rrjete sociale të Elvis Naçit.

Në zonën e Shkozës në Tiranë në shtëpinë e Tuanës, gjyshërit e saj ishin të mbytur në lot ndërkohë që vogëlushja ishte në spital në Itali. Zemrat e tyre të dobëta u lënduan shumë kur e vogla e sëmurë u largua për kurim. Gjyshja e Tuanës Xhixhe Faja thotë se e ka mbesën jetë, e ka frymëmarrje e ka dritën e syve.

“Ajo është bota për mua, është një mrekulli, për atë shes edhe gjakun e trupit. Në shtëpi më duket sikur më thërret goca, më rri mendja atje, do Zoti e shëron atë, e të kthehet shëndoshë e mirë. Zoti na ka në dorë. Zoti të më marri shpirtin vetëm Tuana të vijë këtu, të më thërrasi. Nuk kam çfarë të them më”,-tregon me lot me sy gjyshe Xhixhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb