TIRANE

Tuna ka publikuar foton e parë me djemtë e saj. Siç edhe pritej këngëtarja nuk ka ndërmend të fshehë imazhin e Zen, por do e ndajë me gjithë botën sa herë të dojë dhe tani na ka njohur me portretin e familjes së saj, dy djemtë dhe ajo vetë.

Me një foto shumë të bukur, Tuna na tregoi që është shumë e lumtur dhe po përjeton mëmësinë me qetësinë e saj. Tian mban vëllain e vogël dhe lidhja mes tyre duket që tani që do të jetë shumë e fortë.

Tuna ka ndaluar pak edhe tek eksperienca me gjidhënien duke lënë të kuptohet se po i përdor të dyja metodat: ushqyerjen me gji edhe formulën këtë periudhë. Dhe ju uron fat gjithë nënave që janë në kushte të njëjta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: