Kandidati për anëtar të këshillit Bashkiak nga PS Enio Civici ka folur sot në studion e News24 për fushatën elektorale dhe ofertat e kandidatëve.

Civici tha se tuneli dhe autobusi falas nuk janë zgjidhje konkrete duke iu referuar premtimeve të kandidatit Belind Këlliçi.

Ai theksoi se nuk ka qytet në botë që me anë të një investimi ka zgjidhur të gjithë trafikun.

“Nëse do jesh qendër ekonomike e një shteti, është gjëja më normale që njerëzit të vijnë aty. Diskutimi ne duhet ta bëjmë si ta përmirësojmë, si të ulim kohën e qëndrimit në trafik. Nuk mund të jetë një tunel që do të na zgjidhë jetën.
Fushata po fokusohet në dëgjesën që i bëhet njerëzve për ë parë që në këtë moment të zhvillimit të qytetit cilat janë kërkesat e tyre.
Njerëzit duan t’iu rriten të ardhurat, duan t’iu ulet qëndrimi në trafik, t’iu rriten shërbimet, që Tirana t’iu ofrojë më shumë mundësi, që vendet e punës të vijojnë të krijohen”, tha Civici.

Sipas tij, zgjidhjet duhet të jenë konkrete, jo nga qielli.
“Nuk jetojmë më mirë me një tunel, por duke na u gjendur me shkolla e çerdhe më të mira, shërbime më të mira.
Rezultati do jetë një fitore shumë e thellë duke parë ofertën tone, por patjetër dhe mungesën e ofertës së qytetarëve. Tirana dhe Shqipëria po e shohin ndryshimin mes dy ofertave që është i dukshëm”, tha Civici.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb