Autoritetet tuniziane kanë arrestuar ish-ministrin e mjedisit, Mustapha Aroui, në lidhje me një dërgesë mbeturinash shtëpiake nga Italia në Tunizi.

“Arrestimi i ministrit Aroui ishte pjesë e një hetimi mbi një anije që mbante mbetje toksike nga Italia në Tunizi”, tha Bedreddin al-Kamudi, kreu i Komisionit të Reformës Administrative dhe Antikorrupsionit të Tunizisë.

Zëdhënësi i Gjykatës së Shkallës së Parë të provincës Sousse-s, Jabir al-Gunaymi, tha se rreth 11 persona të tjerë, duke përfshirë zyrtarë të lartë nga Ministria e Mjedisit, po ashtu janë arrestuar si pjesë e hetimit.

Aroui u pushua nga puna mbrëmë vonë nga kryeministri Hichem Mechichi, pa ndonjë shpjegim.

Në muajin korrik, autoritetet portuale sekuestruan një anije që mbante mbeturina toksike nga Italia në provincën Sousse të Tunizisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb