Vijon protesta para Kryesisë së Kuvendit, teksa paralelisht mbahet Komisioni i Ligjeve ku po diskutohet për Reformën Territoriale. Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë.

“Turp, turp! Kjo është reformë vrastare. Jo kësaj reforme. Po vendosni për fëmijë tanë, për të ardhmen e tyre.”, tha një prej protestuesve.

Sakaq, ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira pohoi se me një të rënë të lapsit po shkrihen bashkitë e vogla, ndërsa shtoi se ky mision i qytetarëve është për jetë a vdekje.
“Po shkrijnë bashkitë me një të rënë të lapsit. Është jetë a vdekje, është me rëndësi. Preken 250 mijë banorë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: