Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi sot Greqisë të hapte portat për migrantët, për të cilët Ankaraja njoftoi se kishte hapur kufijtë, dhe t’i lejonte të hynin në pjesën tjetër të Bashkimit Europian.

“Greqi! Po të bëj një thirrje … Hap portat dhe çlirohu nga kjo barrë”, theksoi Erdogan gjatë një fjalimi televiziv.

“Lejojini të shkojnë në vendet e tjera europiane”, shtoi ai.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se do të shkojë nesër në Belgjikë për të diskutuar për çështjen migratore me zyrtarët e Bashkimit Europian.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb