TURQI– Presidenti islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan ngarkoi sot kryeministrin në ikje, Ahmet Davutoglu për të formuar një qeveri të re, një muaj pas zgjedhjeve legjislative, të fituara nga partia e tij, njoftoi presidenca.

Në pushtet që prej 13 vjetësh, partia Erdogan dhe Davutoglusë u rendit në krye në zgjedhjet e 7 qershorit duke marrë 40,6 për qind të votave dhe 258 nga 550 vende deputetësh, por humbi maxhorancën absolute duke i hapur rrugën formimit të një qeverie koalicioni.

“Presidenti takoi sot në pallatin presidencial deputetin e Konyas (parti e qendrës) dhe drejtuesin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) Ahmet Davutoglu dhe e ngarkoi për formimin e qeverisë së 63-të të Republikës turke”, theksoi presidenca në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit.

Davutoglu do të takohet në javët e ardhshme me shefat e tre partive përfaqësuese në Parlament, njoftoi stacioni televiziv informativ NTV duke cituar shërbimet e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb