Turqia konfrimoi nëntë viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 30 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi në Twitter se të gjithë viktimat ishin të moshuar.

Koca njoftoi gjithashtu se deri tani janë kryer mbi 20 000 testime tek persona që dyshohej se ishin të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 289 rezultuan pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 236.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, duke shtuar se vendi nuk do të mposhtet nga ky kërcënim. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb