Sot filloi në Turqi referendumi historik për një rishikim kushtetues, i cili i jep më shumë kompetenca rolit të presidentit, një votim që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Rezultati i këtij konsultimi popullor do të influencojë të ardhmen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, mbi problemin e çështjes kurde dhe evoluimin e dinamikave sociale.

Nëse miratohet referedumi, do të rritet ndjeshëm autoriteti i presidentit, duke krijuar një ndër postet ekzekutive më të fuqishme në botë. Përkrahësit e kësaj ideje thonë se Tuqisë i nevojitet një president me autoritet të fortë për t’iu përgjigjur sfidave që i kanosen vendit. Kundërshtarët thonë se kjo lëvizje e kthen Turqinë në autokraci.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili ka qenë forca kryesore shtytëse për këtë ndryshim kushtetues, thotë se reforma do të sjellë stabilitet politik dhe efiçencë në qeverisje, dhe në përballimin e kërcënimeve si grusht-shteti i dështuar i një viti më parë dhe kërcënimet nga ISIS dhe separatistët kurdë. Në bazë të propozimit, presidenti do të ketë autoritetin të emërojë ministrat, të hartojë buxhetin, të nxjerrë ligje përmes dekreteve presidenciale, të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb