Historia e një qeni, Boncuk, i cili kaloi ditë të tëra jashtë një spitali ku ishte shtruar pronari i tij i sëmurë, mori vëmendjen e të gjithë botës.

Kafsha nqoqi ambulancën teksa transportoi të zotin për në spital më datën 14 janar.

Qeni  kthehej çdo mëngjes për të qëndruar para derës së spitalit derisa zotëria të lirohej dhe të kthehej në shtëpi.

Ditë pas dite, nga mëngjesi deri në mbrëmje, Boncuk  priti pronarin e tij në derën e spitalit, raporton agjencia e lajmeve Dha.

“Ai vinte çdo ditë rreth orës 9 dhe priste deri në mbrëmje. Kur dera të hapej, ai  fuste kokën brenda,” tha një roje e sigurisë së spitalit . Të mërkurën, qeni dhe pronari më në fund u bashkuan jashtë spitalit dhe u rikthyen në shtëpi të lumtur.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb