Turqia mblodhi mbi 9.8 milionë tonë qumësht në vitin 2020, njoftoi autoriteti statistikor i vendit.

Prodhimi i qumështit të lopës u rrit me 3.5 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm në periudhën janar-dhjetor, njoftoi TurkStat në një deklaratë.

Gjatë të njëjtës periudhë, u prodhuan 1.6 milion tonë qumësht të pijshëm, me një rritje prej 9.8 për qind në bazë vjetore.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se edhe prodhimi i djathit nga qumështi i lopës u rritën me 10.2 për qind në bazë vjetore në 739.800 tonë.

Prodhimi i djathit nga qumështi i deleve, dhive, bualli dhe qumështi i përzier arriti në 27.400 tonë, me një rënie prej 2.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Turqia prodhoi gjithashtu 1.1 milion tonë kos, 587.800 tonë ajran, 35.600 ton pluhur qumështi, 78,600 tonë gjalpë dhe 41.500 tonë krem ​​në periudhën janar-shtator.

Në dhjetor, Turqia mblodhi 787.172 tonë qumësht lope, me një rritje prej 0.8 për qind në bazë vjetore.

Eksporti total i qumështit arrin në 371 milionë dollarë

Gjatë vitit 2020, Turqia eksportoi produkte qumështi me vlerë prej 371 milionë dollarë, me një rënie prej 9.19 për qind në bazë vjetore, sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar të Qumështit.

Iraku, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bangladeshi ishin destinacionet kryesore të eksportit të produkteve të qumështit turk në të njëjtën periudhë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb