Tjetër tragjedi në det në brigjet e Turqisë. 8 emigrantë, mes të cilëve 6 fëmijë kanë vdekur pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbyt në brigjet e Izmirit, në detin Egje, raporton agjencia Dha, ndërsa Roja Bregdetare turke konfirmon se janë edhe 12 të zhdukur. Më pak se 24 orë më parë një tjetër barkë me emigrantë u përmbys në Egje duke shkaktuar vdekjen e 5 të rriturve dhe 5 fëmijëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: