Ibrahim Kalin, një zëdhënës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit turk Recep Tayip Erdogan, tha se ai ishte infektuar nga SARS-CoV-2.

“Unë jam në fazat e fundit të trajtimit tim për koronavirusin”, tha Kalin përmes Twitterit.

Ai tha se kishte vetëm “simptoma të lehta”.

“Jam mjaft mirë për momentin, falë Zotit”.

Kalin u bë zyrtari i dytë i lartë i qeverisë turke që u infektua nga Covid 19.

Më herët gjatë ditës, Ministri i Brendshëm Suleiman Soilou gjithashtu tha në Twitter se ishte infektuar së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Të shtunën, Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e kaluara kishte regjistruar 2,213 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 375,367.

Ndërkohë 75 pacientë humbën jetën duke e çuar numrin e të vdekurve nga pandemia në 10,252.

Numri i pacientëve që po trajtohen në gjendje të rëndë është 2.075, sipas të dhënave zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb