Turqia, Greqia dhe Serbia kanë kaluar në Ligën A në Nations League. Turqit, pas suksesit 1-3 në aktin e parë, fituan pastër edhe në Hungari, me shifrat 0-3.

Protagonist për të besuarit e Montellas ishin Calhanoglu, Guler dhe Bardakci.
Greqia përmbys disfatën 1-0 ndaj Skocisë, duke triumfuar 0-3 në Hampden Park.

Golat mbajnë firmat e Konstantelias, Karetsas dhe Tzolis. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Austrisë, Serbia fitoi 2-0 në ndeshjen e kthimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb