Turqia i ka transferuar Ukrainës sistemet kundërajrore Korkut, të prodhuara nga kompania turke e industrisë së mbrojtjes Aselsan, ndërsa një zyrtar ukrainas ka konfirmuar se sistemet tashmë i janë nënshtruar testeve në kushte luftarake.

Një sistem standard Korkut përbëhet nga tre automjete luftarake dhe një automjet komandues. Deri më tani, nuk është bërë e ditur se sa sisteme të tilla ka marrë Ukraina nga Turqia.

Korkut është projektuar për mbrojtjen kundërajrore dhe për neutralizimin e objektivave në ajër, përfshirë dronët dhe raketat lundruese.

Sipas zyrtarit ukrainas, sistemi ka kaluar tashmë testet e para në terren, por nevojiten disa modifikime të vogla për ta përshtatur më tej me kushtet e përdorimit në Ukrainë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb