Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka reaguar pas vendimit e Turqisë për të kthyer në xhami muzeun e “Aya Sofias”, dikur kisha e Shën Sofisë.

Kryepeshkopi Anastas e cilëson tragjik veprimin dhe thotë se ky vendim nga kthen pas.

“Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.
Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore.
Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”, deklaron Janullatos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb