Një tërmet 4.8 Rihter është regjistruar mesditën e së dielës në Turqi, në zonën detare pranë Kastellorizos. Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme apo persona të lënduar nga tërmeti. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur 110 kilometra në jugperëndim të Antalias dhe 22 kilometra në juglindje të Demres, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 21 kilometra.

Pak ditë më parë Turqia u trondit nga një tjetër tërmet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: