Turqia kërkon të përfundojë vitin 2020 me një normë pozitive të rritjes ekonomike pavarësisht nga parashikimet negative për shkak të krizës së koronavirusit të ri (COVID-19), deklaroi Berat Albayrak, ministri i Thesarit dhe Financave të vendit.

“Turqia do të jetë një nga vendet më pak të prekura nga shpërthimi i koronavirusit në punësim dhe rritje”, tha ministri Albayrak për transmetuesin kombëtar TRT.

Me rastin e parë të COVID-19 të zbuluar në Turqi në mes të marsit, ndikimi i pandemisë ishte me i theksuar në prill.

“Ndërsa shumë vende pritet të shohin një recesion serioz në tremujorin e dytë të këtij viti, Turqia do të preket më pak në krahasim me të tjerët”, nënvizoi Albayrak.

Sipas tij, normalizimi pas krizës së COVID-19 në Turqi do të fillojë që nga qershori, sikurse në pjesën tjetër të botës.

“Ne po hyjmë në një periudhë kur gjallëria graduale do të fillojë në eksporte, tregti, turizëm dhe tregun e brendshëm në qershor dhe korrik”, tha ai.

“Turqia do të ndjekë politika të bazuara në prodhim dhe huazim me monedha vendase”, nënvizoi Albayrak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb