Gjykata franceze dënoi gjigandin amerikan Twitter për ndryshim të kushteve të përgjithshme të përdorimit, njoftoi një shoqatë për mbrojtjen e konsumatorëve që e kishte paditur rrjetin social në gjykatë, me pretendimin se disa prej klauzolave të saj ishin “abuzive” ose “të paligjshme”.

Shoqata franceze “UFC-Que Choisir” iu drejtua Gjykatës së Lartë të Parisit në vitin 2014 për të njohur natyrën abuzive apo të paligjshëm të 256 klauzolave që përmbanin kushtet e përgjithshme të përdorimit, sipas një deklarate në web-in e saj.

Twitter u dënua për t’i paguar “UFC-Que Choisir” 30 000 euro gjobë për dëmin moral ndaj interesit kolektiv, raporton atsh. Një sanksion financiar që shoqata e cilëson “të papërfillshme” për rrjetin social i cili shënoi në vitin 2017 një xhiro në rang botëror prej 2,1 miliardë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: