Alarmet për ndotjen e ajrit mbeten në fuqi në disa zona të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tymi nga zjarret masive që vazhdojnë të djegin Kanadanë ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Sipas parashikimeve, pjesë të rajoneve të Verilindjes, Midwest dhe zonës së Liqeneve të Mëdha do të vazhdojnë të përballen me nivele të larta ndotjeje gjatë gjithë ditës. Megjithatë, meteorologët presin që kushtet të fillojnë të përmirësohen brenda 24 orëve të ardhshme, pasi ndryshimi i drejtimit të erërave do ta shtyjë tymin më tej drejt lindjes.

Vëmendja është përqendruar edhe te finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, që do të zhvillohet nesër në New Jersey. Sipas parashikimeve meteorologjike, erërat pritet të largojnë tymin nga zona, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e ndeshjes.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se situata në përgjithësi mbetet shqetësuese, pasi zjarret në Kanada vazhdojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar. Mes zonave më të prekura është edhe Boundary Waters Canoe Area Wilderness, në shtetin amerikan të Minesotës, ku tymi dhe flakët vijojnë të përbëjnë një kërcënim serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb