Ndërron jetë në spital 29-vjecari i aksidentuar mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i “Gërdecit”. Viktima është shtetasi Oliger Uka nga Tirana.

Ai u aksidentua sot rreth orës 10:00, teksa udhëtonte me makinën e tij, Mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës. Fillimisht i riu mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital, por pas 7 orësh ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të rënda të marra.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: