Probleme në horizont për influenceren e njohur spanjolle Fati Vázquez.  30 vjeçarja Fati shprehet se ka marrë kërcënime me jetë, pas qarkullimit të thashethemeve se është në një lidhje me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

“Është e papranueshme që dikush të kërcënohet për një thashethem”, u shpreh ajo, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të garantuar sigurinë personale dhe për të ndalur përhapjen e urrejtjes në internet.

Kujtojmë se dyshimet e parë për një marrëdhënie dashurie të mundshme lindën në një udhëtim, ku si Fati, ashtu edhe Yamal, postonin foto nga i njëjti vend.

Vlen të theksojmë se Yamal, i cili është 13 vite më i vogël, nuk ka bërë ende një reagim për situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb