Pas mbylljeve me sukses të provimeve të maturës shtetërore, maturantët e gjimnazit Qemal Stafa përjetuan emocionin e diplomimit duke shënuar edhe fundin e ciklit parauniversitar.
Në një ceremoni të organizuar në amfiteatrin e liqenit artificial, në prani te stafit mesimor, prindërve dhe të ftuarve të tjere rreth 387 maturante te gjimnazit “Qemal stafa”, morën në duar diplomën e shkollës së mesme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në jetën e tyre, ndjekjës së universitetit.
Gjatë ceremonisë, për maturantët ekseletë dhe fitues të olimpiadave kombëtare u shpërndanë çmime dhe certifikata te veçanta nga drejtoria e shkollës.
Për Drejtoreshën e gjimnazit Klotilda Jaupi ky vit shkollor që përkon edhe me 100 vjetorin e shkollës, ka qene sfidues, por sakrificat e nxënësve dhe mësuesve u shpërblyen me rezultatet e maturës shteterore.
Në ceremoninë e diplomimit të maturantëve të Gjimnazit “Qemal Stafa”, ishte i pranishëm edhe Universiteti ‘Luarasi’, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit parauniversitar në vend, partner i këtij gjimnazi prej vitesh në mbështetjen e ekselencës akademike.
Për vitin e ri akademik, Universiteti Luarasi permes zv.Rektorit Anni Dasho, prezantoi një mundësi të re për maturantët, përmes një oferte të veçantë në bashkëpunim me London School of Economics (LSE), duke zgjeruar perspektivat për arsimim me standarde ndërkombëtare dhe përgatitje të avancuar akademike. Ky partneritet konfirmon angazhimin e Universitetit Luarasi për të krijuar ura bashkëpunimi me institucionet më të mira arsimore dhe për t’u ofruar të rinjve mundësi konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
