Pamje të reja kanë dalë mbi arratisjen e të burgosurit shqiptar Edmond Tafa. Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet sesi ai ecën mes njer1%zve dhe nuk kuptohet që sapo ka dalë nga qelia.

Tafa është tashmë prej 48 orësh në arrati, ndërsa autoritetet greke kanë intensifikuar kërkimet për lokalizimin e tij.

1111
1111

Arratisja u zbulua pak para orës 08:30 të mëngjesit të së martës, kur i burgosuri, i cili po punonte duke transportuar bukë si pjesë e punësimit të tij në Deponë Qendrore të Furnizimeve të Burgut, arriti të zhdukej në rrethana të paqarta.

Në këtë rast, autoritetet vunë në pranga dy oficerë burgu me akuzën e lirimit të një të burgosuri, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, përfshirë skenarin e një plani të organizuar arratisjeje ose ndihmë nga bashkëpunëtorët.

48-vjeçari po vuante dënimin me burg për raste droge dhe shkelje të ligjit për armët, me datë lirimi të caktuar për korrik 2031.

Vlen të përmendet se ai i nënshtrohej regjimit të dhënies së lejeve, ai kishte marrë tashmë tre leje dhe një tjetër leje, tre-ditore, ishte planifikuar për javën, të cilën e “mori” më herët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb