TIRANË

Faruk Baybasin, i konsideruar si ‘Escobari’ turk doli sot pranë trupit gjykues në Tiranë në limite të afatit të masës së sigurisë vendosur nga Gjykata penale e Tiranës. Ai u arrestua në Shqipëri me qëllim ekstradimi për në Francë, ndërsa ndaj ishte dhënë masa “arrest me burg për 40 ditë”. Ndaj shtetasit turk, organi i akuzës ka kërkuar ekstradimin e tij për në Francë, ku është i dënuar me 30 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike nga Turqia përmes Spanjës. Baybasin akuzohet edhe për tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si edhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Gjatë seancës Baybasin ka kërkuar të dijë nëse është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri, ndërsa ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në Francë. Në përgjigje të pyetjes së tij, gjyqtari Gert Hoxha tha se këtu i kemi të gjitha ligjet, madje ligje që ju nuk i keni në Turqi.

Debati në seancë:

Baybasin: Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar, në bazë të të drejtave të njeriut.

Gjyqtari Hoxha: Kur të shkoni në Francë kërkoni ndryshimin e vendimit, i cili u mbaron në vitin 2043. Ndaloj ekstradimin në Francë vetëm nëse rezulton gjatë gjykimit që nuk mund të bëhet një gjë e tillë.

Prokurori i çështjes kërkoi  vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pasi ajo e caktuar më parë me 40 ditë mbaron sot. Avokati mbrojtës kërkon shuarjen e masës së sigurisë. Gjykata vendos caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pa afat. Gjithashtu Gjykata do i vërë në dispozicion të gjitha aktet e vendimit të dënimit në Francë, të cilat do përkthehen me afat dy javor. Seanca e radhës u caktua në datën 04 shkurt, ora 10:00.

Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë. Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybesin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

Ai ka pranuar që është djali i një tjetër trafikanti të dënuar Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar. Madje ky grup mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Husein Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb