PRIZRENI

Anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Taullau u arrestua dy ditë më parë në Kosovë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se Taullau ka dalë sot përpara Gjykatës së Prizrenit, për t’u njohur me masën e sigurisë në ngarkim të tij.

Sipas burimeve nga autoritetet kosovare, ai është ndaluar si i dyshuar për vrasje të rëndë të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndalimi i Taullaut është bërë nga ana e Interpol, me urdhër të SPAK-ut.

Ngjarja për të cilën dyshohet këtë herë Indrit Taullau ka ndodhur në 2019 në qytetin bregdetar të Durrësit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb