Eurodeputetja Eva Kaili është rikthyer në Parlamentin Europian.

Mediat greke shkruajnë se është pranuar kërkesa e avokatit të saj, Michails Dimitrakopoulos që eurodeputetja të shkojë të marrë pjesë në PE.

Ndër Këshilli ka bërë të qartë se eurodeputetja të japë intervista për shtypin, por të mos angazhohet me personat e përfshirë përmes deklaratave për shtyp.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Eva Kaili do të jetë në Strasburg javën e ardhshme. Kujtojmë se eurodeputetja u arrestua më herët për korrupsion në skandalin “Qatar Gate”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb