Eurodeputetja greke, Eva Kaili është rikthyer të mërkurën për herë të parë në vendet e Parlamentit Evropian pas skandalit të Katargate, për të marrë pjesë në fjalimin e të mërguares Sviatlana Tsikhanouskaya.

Kërkesa e Kailit për të marrë pjesë në Parlamentin Europian në Strasburg iu transferua autoriteteve belge nga avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos dhe u pranua qershorin e kaluar.

Eva Kaili u arrestua më 9 dhjetor 2022, për përfshirjen e saj në skandalin e Katargate. Më 14 maj, ajo u lirua nga burgu me një byzylyk monitorimi elektronik dhe u kthye në shtëpinë e saj në Bruksel. Data e gjykimit të Katargate nuk dihet ende, shkruajnë mediat greke.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb