Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb detaje të reja nga arrestimi i dy bashkëpuntorëve Besjan Xhixha e Enver Diva për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

SPAK ka rënë në gjurmët e dy bashkëpuntorëve falë dëshmisë së Klevis Allës dhe ata janë përgjuar për disa kohë.

Rezultoi se ata janë kontaktuar nga Nuredimin Dumani e Talo Çela që ishin në kërkim për atentatin.

Xhixha e Diva ishin kontaktuar nga dy personat e sipërpërmendur për të kryer atentatin e Besmir Haxhisë në këmbim të një pagese. Dy personat kishin rënë dakord për të kryer krimin, por ditën e ngjarjes një prej tyre doli me COVID-19.

Atë ditë dy bashkëpuntorët patën debate të forta me Nuredin Dumanin i cili më pas u detyrua të dalë vetë në terren e të vrasë vëllezërit Haxhia 27 prillin e 2020 së bashku me Talo Çelën, Klevis Allën e Altin Ndocin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb