Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Atalantës, çka bëri që të largohet nga fusha me barrelë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Pavard ka falenderuar tifozët, duke premtuar rikthim të shpejtë.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe përzemërsinë që më keni dhënë ditët e fundit. Do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer më i fortë për ju. Forca djemtë për ndeshjen e sotme. Forca Inter!” – shkruan lojtari.

Pavard është aktivizuar në 6 ndeshje deri më tani në këtë fillim sezoni, por pa mundur dot të jetë protagonist. Me interes pritet të shihen paraqitjet e tij në vijim, teksa shërbimet e tij do jenë të domosdoshme për trajnerin Inzaghin për pjesën vendimtare të edicionit të Interit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Benjamin Pavard (@benpavard21)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: