TIRANE- Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt, ka vetëm 2 muaj që ka lënë qelinë e burgut 325 në kryeqytet. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, 39-vjeçarja rrëfen vështirësitë me të cilat po përballej çdo ditë, me frikën se nuk mund të gjente një punë që të mbijetonte.

“Pasi lashë qelinë, u përballa me shumë vështirësi. Endesha rrugëve çdo ditë për të kërkuar punë e doja t’i rikthehesha jetës normale”, tregon Vera. E ndërsa përpiqet që të jetë e fortë për të përballuar vuajtjet që ka kaluar 2 vite në burgun e grave, Vera tregon se është pikërisht njëra prej femrave që ka njohur në atë ambient ajo që ia ka ‘shtrirë dorën’ për ndihmë.

“Është një ish-e dënuar që më përkrahu. Më mbajti në shtëpinë, më gjeti punë”, thotë Vera. Mbesa e Martin Camajt, e cila fitoi lirinë nga amnistia theksoi se është dënuar padrejtësisht për ‘shfrytëzim prostitucioni’ me 4 vite dhe 8 muaj burg, ndërsa shtoi se të drejtën e saj do ta gjej në Gjykatën e Hagës. Po ashtu, Vera ka uruar me një mesazh të gjitha femrat me rastin e 8 Marsit, ndërsa pohoi se dy djemtë e saj para pak ditësh, të cilët jetojnë me ish-burrin e saj, ishin arsyeja e saj e madhe për të jetuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb