TIRANE

Një rast i rëndë me insufiçensë respiratore u regjistrua në Berat. Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme pulmonare ishte një 45-vjeçar që është dërguar me urgjencë drejt spitalit “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe sanatoriumi në Tiranë, për ekzaminim.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se pacienti me insuficiencë respiratore të rëndë ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Mjekët nuk e kanë cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse siç shprehen ata, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se i sëmuri ka mbërritur në orën 14:00 dhe ka ndërruar jetë pas 5 orësh, pra në orën 19:00. Burime nga Spitali “Shefqet Ndroqi” konfirmojnë lajmin për “BalkanWeb” dhe bëjnë me dije se 45-vjeçari ka mbërritur në gjendje kome, me insuficiencë respiratorë akute, me pneumoni bilaterale, pra në të dyja krahët dhe me detres respirator që do të thotë me temperaturë të lartë dhe pamundësi të frymëmarrjes . Nuk dihet shkaku dhe kjo pritet të përcaktohet nga ISHP-ja nëpërmjet analizave që janë dërguar tashmë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb