Ndarja nga jeta e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, shokoi dje botën e futbollit pasi sipas raportimeve 31-vjeçari kishte pësuar atak kardiak gjatë qëndrimit në hotel.

Po kur kanë kaluar pak më shumë se 24 orë nga ngjarja është ngritur një hipotezë e re për vdekjen e Astorit, ajo e vrasjes. Shefi i hetimeve për mediat italiane ka konfirmuar këtë version.

“Kemi hapur një procedim penal me hipotezën e vrasjes së tij dhe kemi përgatitur autopsinë që do ta bëjmë publike së shpejti. Për momentin nuk kemi emra konkretë”, tha shefi i hetimeve për mikrofonin e “Radio Rai”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb