TIRANË

Dhunuan një qytetar, procedohen penalisht shoferi dhe fatorinoja i një urbani në Tiranë.

Një pasagjer i linjës së urbanit të ‘Unazës’ është dhunuar me shkelma nga shoferi dhe fatorino, teksa gjithçka është filmuar nga qytetarët dhe videoja është publikuar në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën ‘Reshit Petrela’, pranë ‘Stacionit të Trenit’. Pasagjeri ka qenë në praninë e të atit kur është dhunuar nga punonjësit e linjës që është në pronësi të Nadir Çaushollit.

Sot policia deklaron se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat shtetasit B. S., 41 vjeç, dhe S. S., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit B. S., (faturino i autobusit), dhe shtetasi S. S., (shoferi i autobusit), ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43 vjeç.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje rë lirë për dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb