Një prej aktivistëve të protestës qytetare që sot ka mbushur plot 90-të, nga Kryeministria ironizoi zhvendosjen e mbledhjes së Partisë Socialiste, e cila fillimisht ishte njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, por më pas u transferua në rezidencën qeveritare pranë fshatit Sos.

Aktivisti e ka interpretuar këtë lëvizje si një përpjekje për të shmangur protestuesit, duke pretenduar se socialistët janë larguar nga selia për shkak të frikës nga reagimi i qytetarëve. Më tej, aktivisti vlerësoi qëndrueshmërinë e protestuesve, duke theksuar se protesta ka vijuar për 90 ditë.

Sipas tij, qëndrueshmëria e qytetarëve duhet të ishte një arsye që qeveria të largohej, ndërsa paralajmëroi se protestuesit do të vijojnë të kërkojnë largimin e saj.

“Ata u fshehën se kishin frikë nga vezët. Fuqia jonë e madhe do t’i largojë ata nga kjo godinë. Ju erdhi fundi. Ne jemi këtu sepse nuk është e lehtë, por të gjitha pritshmëritë janë thyer, pasi kemi treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, pasi kjo është demokracia, Shqipëria e vërtetë. Është nder i madh që populli i ka bërë këtij vendi. Ata vetëm për këtë qëndrueshmëri duhet të ishin larguar. Largimi i tyre nuk po vjen, por ne jemi këtu, do të bëjmë çdo gjë që t’i largojmë. Ata duhet të dëgjojnë mesazhin e protestës: pushteti nuk është i tyre, por i yni.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: