Një 42-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. 42-vjeçari gjerman ka humbur jetën pasi ishte futur për t’u larë në det.

Bëhet fjalë për shtetasin Michael Scherer, sipas policisë ka ndërruar jetën si si pasojë e arrestit kardiak.

“Në Spitalin Rajonal Vlorë, ka mbëritur pa shenja jete shtetasi gjerman M. S., 42 vjeç, banues në Gjermani, i cili ka qenë në një Jaht turistik. Nga veprimet e para rezulton se 42-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: